Ndërlidhjet

Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën


Beograd...
Beograd...
Mundësia e mbajtjes së një referendumi, në të cilin qytetarët e Serbisë do ta sqaronin dilemën “Kosova ose Bashkimi Evropian”, mbetet një pikëpyetje.

Mundësinë e një referendumi të tillë nuk e ka mohuar as zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i mbrojtjes serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka theksuar se kjo do të ishte “masa e fundit”.

Nëse pushteti aktual serb do të vendoste për një gjë të tillë, ai do ta ndërpriste trendin pozitiv të cilin e pati hapur me heqjen dorë nga fusnota e famshme për Kosovën, në tubimet rajonale.

Megjithatë, qeveria e re serbe nuk është duke i ngritur tensionet, ndërkohë që Vuçiq, paralajmëron se qeverisë serbe i mbetet që të zbatojë të gjitha ato vendime lidhur me Kosovën, të cilat i ka trashëguar nga qeveria e kaluar, e cila e humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit maj.

Nuk ka problem, ne nuk do të ikim nga asnjë pune. Por, ne kemi një kufizim ose një kufizim të mirë që nënkupton Kushtetutën e Republikës e Serbisë. Por, krejt çka qeveria e kaluar ka pranuar, obligim i yni është që ta zbatojmë”.

Mendoj se politikanët duhet të kenë aq guxim që të zbatojnë krejt çka është në përputhje me Kushtetutën. Natyrisht, referendumi është një mjet. Përmes tij shprehet vullneti demokratik i qytetarëve. Por mendoj se është mjeti i fundit”, ka thënë Vuçiq për Radion Evropa e Lirë.

Referendumin e fundit, Serbia e ka pasur në vitin 2006, kur edhe ka nxjerrë Kushtetutën, me çka e ka gozhduar politikën e saj për Kosovën.

Por, lidhur me këtë temë, në rrethanat e sotme politike, Sonja Liht, ish anëtare e Këshillit për Politikë të Jashtme në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, u shpreh:

Pse më shtyni të komentoj diçka që sipas bindjes sime të thellë është ide e pakuptimtë”, ka pyetur Liht.

Boshko Jakshiq, komentues, vlerësoi se nëse qeveria serbe do të vendoste për opsionin e referendumit, gjasat janë shumë të mëdha se “një gjë e tillë do të ishte humbje”.

Me fjalë të tjera, do të forcohej agjitimi që të kuptohej se çfarë dëmesh afatgjate do të prodhonte kjo për Serbinë. Qeveria e tashme nuk do të ishte e përgatitur që të përjetonte një humbje të tillë. Madje, është pikëpyetje nëse do ta mbijetonte një gjë të tillë”, tha Jakshiq për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, që nga java e kaluar, parlamentarët udhëheqës gjermanë i kanë vendosur shtatë kushte që janë të lidhura me Kosovën, pa të cilat ata nuk e shohin vazhdimin e integrimeve evropiane të Serbisë.

Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën.

As Borisllav Stefanoviq, ish shef i grupit për bisedime me Prishtinën, nuk ngurroi që ta konstatojë peshën e kërkesave ndaj Serbisë.

Qeveritarët serbë kanë marrë një kusht vërtetë të rëndë, pra, që të nënshkruajnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Kosovën. Ta shohim se si do të dalin nga kjo”.

Në qoftë se shtegdalja për ta do të jetë shkuarja drejt referendumit, mendoj se kjo është një shenjë e qartë se ata po i ikin përgjegjësisë dhe në mënyrë seleksionuese e zgjedhin atë që është më së paku e popullarizuar – që t’i pyesin qytetarët. Kjo, gjithë se si, do të thotë se ne duhet t’i harrojmë integrimet evropiane për një periudhë të gjatë”, vlerëson Stefanoviq.

Sipas tij, shkuarja drejt referendumit do të tregonte paditurinë dhe pafuqinë e autoriteteve të reja serbe.

Fundja, një gjë të tillë e kanë parë edhe te mësuesit e tyre, sikurse ishte edhe Sllobodan Millosheviq. Siç e dini, ai disa herë i është qasur kësaj rruge. E dini fare mirë se çfarë ka ndodhur pas referendumeve të tilla. Kryesisht është udhëhequr politikë e kundërt nga ajo që ka nxjerrë si rezultat referendumi”, ka thënë Stefanoviq.

Në anën tjetër, Boshko Jakshiq, vlerëson se në rast se qeverisë së re serbe i mungon takti diplomatik dhe durimi, rreziku për të shkuar drejt referendumit nuk është i pamundur, por sipas tij, rezultati i një referendumi eventual është vështirë të parashikohet.

Për shembull, nëse pyetja e referendumit do të ishte – a jeni të gatshëm që të hiqni dorë nga Kosova, për hir të hyrjes në Bashkimin Evropian – mendoj se referendumi do të dështonte nga pikëpamja e anëtarësimit në BE”.

Por, në qoftë se pyetje e referendumit do të formulohej në mënyrën – a jeni të gatshëm të hiqni dorë nga Kosovë për hir të një të ardhmeje të qetë dhe të begatë të Serbisë – atëherë mendoj se ekzistojnë shanse të mëdha. Kjo vërtet do ta vuloste procesin e dhembshëm, i cili aq gjatë është duke e ngarkuar Serbinë”, përfundoi Jakshiq. (b.b.)
XS
SM
MD
LG