Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi i bombës – të vrarë dhe të plagosur


Zyrtarët e sigurisë në vendin e shpërthimit të një bombe në Pakistan
Zyrtarët e sigurisë në vendin e shpërthimit të një bombe në Pakistan
Nga eksplodimi i një bombe në një hapësirë tregtare në Peshavar të Pakistanit, ka pasur të vrarë dhe të plalgosur.

Fillimisht raportohej për së paku katër të vrarë e afro 20 të plagosur.

AFP ka cituar një oficer policie që ka thënë se tetë vetë ishin vrarë, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur.

Më se 10 shitore janë dëmtuar.

Peshavari është qyteti kryesor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, që gjendet në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin.

Ky rajon është bazë për shumë militantë Talibanë dhe të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG