Ndërlidhjet

Kosovë: BSPK kërkon ndërprerjen e privatizmit


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës
Pas mbledhjes së mbi 60 mijë nënshkrimeve për peticion kundër privatizimit dhe pasi që Kuvendi i Kosovës nuk e diskutoi në seancën e fundit procesin e privatizimit, përfaqësuesit e Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të protestojnë të enjten.

Gjatë një konference për media BSPK ka theksuar se kërkon ndërprerjen e procesit të privatizimit të tri ndërmarrjeve publike, Postë Telekomit të Kosovës, Distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Trepçës.

Kryetari i këshillit organziativ të protestës, Alush Sejdiu, tha se përmes kësaj proteste do të kundërshtohet privatizimi i këtyre ndërmarrjeve.

“Tani tendenca e privatizimit të edhe këtyre 3 ndërmarrjeve publike që kanë ngelë, duhet të ndërpritet. Ne mendojmë dhe jemi shumë të bindur se nuk është momenti i duhur për privatizim dhe do ta rëndojë edhe më tepër gjendjen e rëndë ekonomike të popullatës së Kosovës”, theksoi Sejdiu

Sidoqoftë, sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, gjatë këtij viti pritet që të shpallet kompania fituese për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postë- Telekomit të Kosovës.

Distribucioni i KEK-ut, është shitur në muajin qershor, ndërsa në muajin e ardhshëm pritet që të nënshkruhet kontrata me konsorciumin fitues “Limak&Çalik”.

Ende nuk ka asnjë vendim për privatizimin apo për likuidimin e kombinatit “Trepça”.
XS
SM
MD
LG