Ndërlidhjet

Beograd: 11 shqiptarë dënohen me 116 vjet burg, 6 lirohen

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Njësia për krime të luftës e Gjykatës së Lartë në Beograd, i ka dënuar të mërkurën 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me nga 10, deri në 15 vjet burgim.

Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë, janë liruar nga akuzat për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999.

Siç raporton agjencia Beta, me 15 vjet burg është dënuar Samet Hajdari, me nga 13 vjet Ahmet dhe Nazif Hasani, me nga 12 vjet janë dënuar Selmon Sadiku, Burim Fazliu dhe Agush Memishi, ndërsa Faton Hajdari është dënuar me 10 vjet burg.

Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu, janë dënuar me nga tetë vjet, ndërsa Shefket Musliu, është dënuar me pesë vjet burg.

Musliu dhe Aliu janë në ikje.

Nga akuzat janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu.

Kryetarja e trupit gjykues, Snezhana Nikoliq Garotiq, tha se të dënuarit kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile.

Të akuzuarit ishin shprehur se nuk janë fajtorë.(f.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG