Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vazhduan protestat kundër filmit


Protestuesit e djegin flamurin amerikan gjatë protestës në Xhalalabad

Protestuesit e djegin flamurin amerikan gjatë protestës në Xhalalabad

Qindra studentë në qytetin lindor të Afganistanit, Xhalalabad, kanë protestuar sot kundër filmit të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, për të cilin myslimanët në gjithë botën thonë se e ofendon Profetin Muhamed.

Afro 400 studentë e kishin bllokuar rrugën kryesore për në kryeqytetin Kabul, duke brohoritur parulla kundër Shteteve të Bashkuara.

Një zyrtar lokal tha se rruga ishte bllokuar për një orë, e pastaj disa protestues i kishin djegur fotot e “një lideri të një vendi perëndimor”.

Protesta kundër filmit, këtë javë, ka pasur edhe në Kabul dhe në Kunduz.
XS
SM
MD
LG