Ndërlidhjet

Siri: Vazhduan luftimet në Damask dhe Alepo


Pamje nga një ndërtesë e dëmtuar në Alepo nga sulmet ajrore

Pamje nga një ndërtesë e dëmtuar në Alepo nga sulmet ajrore

Raportohet se në Siri edhe sot kanë vazhduar luftimet në qytetet më të mëdha, Damask dhe Alepo.

BBC nga Damasku ka raportuar se njësitet ushtarake artilerike të qeverisë, nga mali Kasioun, kanë shtënë në lagjet jugore të kryeqytetit.

Aktisvistët kanë thënë se trupat qeveritare kishin avancuar në lagjen jugore Hajar al-Asvad.

Sot, më herët gjatë ditës, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International tha se nga sulmet “jopërkatëse” të qeverisë janë “vrarë, sakatosur dhe terrorizuar” civilët në provincat Idlib dhe Hama.

AI ka thënë se krimet potenciale të luftës atje janë të paraportuara për shkak se vëmendja botërore është e fokusuar në Damask dhe Alepo.
XS
SM
MD
LG