Ndërlidhjet

Hagë: Vullijami tha se për joserbët kishte kampe të koncentrimit


Gazetari Ed Vullijami duke dëshmuar në procesin kundër Ratko Mlladiqit në Hagë
Gazetari Ed Vullijami duke dëshmuar në procesin kundër Ratko Mlladiqit në Hagë
Gazetari i së përditshmes londineze, Gardian, Ed Vullijami, gjatë dëshmisë së tij të sotme në procesin kundër Ratko Mlladiqit në Hagë, tha se kampet për joserbët në Omarska dhe Ternopole afër Prijedorit, të cilat i kishte vizituar në vtin 1992, ishin “kampe të koncentrimit”.

Ai këtë e ka shpjeguar duke thënë se udhëheqësit e serbëve të Bosnjës në to i kishin “koncentruar” mijëra myslimanë dhe kroatë, duke i mbajtur në kushte jonjerëzore, duke i keqtrajtuar dhe vrarë, para se t’i dëbonin masivisht.

Komandanti i atëhershëm i ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, 69 vjeçar, është i akuzuar nga Tribunali i Hagës, pos tjerash, edhe për dëbimin e popullatës joserbe në gjithë Bosnjë Hercegovinën, i cili në shtatë komuna, përfshirë edhe atë të Prijedorit, sipas aktakuzës, kishte arritur nivelin e gjenocidit.

Ed Vullijami tha sot, sikur edhe në muajin nëntor në procesin gjyqësor kundër Radovan Karaxhiqit, ish lider i serbëve të Bosnjës, se joserbët e mbyllur në Ternopole “dukeshin sikur skelete”, ndërsa ata në Omarska kishin qenë “të frikësuar dhe të tmerruar”.

Xhirimet e TV ITN Ena nga Omarska dhe Ternopole prokurorët i kanë paraqitur sot në sallën e gjyqit derisa dëshmonte zoti Vulijami.
XS
SM
MD
LG