Ndërlidhjet

Japonia e ndihmon financiarisht Filarmoninë e Kosovës


Ken Jamada (majtas) dhe Petrit Selimi
Ken Jamada (majtas) dhe Petrit Selimi
Japonia e ndihmon Filarmoninë e Kosovës me një mbështetje financiare prej më tepër se 500 mijë eurosh, për projektin e Përmirësimit të Instrumenteve Muzikore të Orkestrës Filarmonike të Kosovës.

Marrëveshjen për këtë grant ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), e kanë nënshkruar zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, dhe shefi i JICA-s për Ballkan, Ken Jamada, thuhet në faqen në Internet të Ministrisë së jashtme të Kosovës.

Zoti Jamada ka theksuar se “Japonia dhe JICA do të jenë këtu për Kosovën dhe do t’i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm”.

Zoti Selimi e ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Japonisë për mbështetjen dhe ndihmën e madhe që kanë ofruar për Kosovën gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG