Ndërlidhjet

Hoxhaj: Mbështetja e Bundestagut – shumë e rëndësishme


Ministri Enver Hoxhaj (djathtas) gjatë takimit me anëtarin e Bundestagut Rolf Hempelman

Ministri Enver Hoxhaj (djathtas) gjatë takimit me anëtarin e Bundestagut Rolf Hempelman

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot se mbështetja e Bundestagut të Gjermanisë ka rëndësi të posaçme për forcimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në të gjitha aspektet.

Këto komente zoti Hoxhaj i bëri gjatë takimit me anëtarin e Bundestagut gjerman, Rolf Hempelman, sot në Prishtinë, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Ai e ka falënderuar zotin Hempelman për ndihmën e madhe që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat, dhe ka theksuar se Gjermania mbetet ndër partnerët kryesorë strategjikë për Kosovën.

Anëtari i Bundestagut gjerman, Rolf Hempelman, ka shprehur mbështjen e mëtejshme të Bundestagut dhe institucioneve të tjera gjermane për Kosovën, përfshirë edhe proceset për integrimet evropiane.
XS
SM
MD
LG