Ndërlidhjet

Kosovë: Një femër ka vdekur nga virusi NP


Foto e rritur ku shihet mushkonja në gishtin e njeriut, që mund të shkaktoj sëmundje

Foto e rritur ku shihet mushkonja në gishtin e njeriut, që mund të shkaktoj sëmundje

Një femër në Kosovë ka vdekur nga virusi Nili Perëndimor, që konsiderohet se origjinën e ka nga mushkonjat, ndërsa ka dyshime se dy pacientë të tjerë janë të infektuar me këtë sëmundje, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Kosovë.

Naser Ramadani nga Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës, tha se dy rastet e dyshuara po trajtohen në spital.

Më herët këtë muaj, nga ky virus kanë vdekur tre njerëz në Serbinë fqinje.

Virusi Nili Perëndimor (NP) së pari ishte zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Ai bartet nga zogjtë dhe te njerëzit përhapet nga mushkonjat.

VNP mund të shkaktoj simptome të ngjashme me flamën, por në raste ekstreme mund të rezultoj me temperaturë, gjendje kome e gjëra të tjera.
XS
SM
MD
LG