Ndërlidhjet

Kundër kriminalizimit të shpifjes në Ukrainë


Përfaqësuesja për media e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Dunja Mijatoviq.
Përfaqësuesja për media e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Dunja Mijatoviq.
Mbikëqyrësit ndërkombëtarë të mediave u kanë bërë thirrje ligjvënësve ukrainas të kundërshtojnë ligjin që kriminalizon shpifjen.

Këtë javë, Parlamenti ukrainas ka miratuar paraprakisht projektligjin, i cili mund të imponojë dënime deri në pesë vjet burgim për shpifje.

“Reporterët pa Kufij” kanë thënë se “ligji mund të kërcënojë vetë ekzistencën e gazetarisë së pavarur”.

Përfaqësuesja për media e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po ashtu ka shprehur shqetësim për ligjin.

Dunja Mijatoviq ka thënë se “kriminalizimi i fjalës do të thotë mbytje e debatit dhe mbrojtje e zyrtarëve publikë nga kritikat”.

Mbikëqyrësit thonë se liria e mediave në Ukrainë është e cenueshme që nga zgjedhja e presidentit Viktor Janukoviq, dy vjet më parë.
XS
SM
MD
LG