Ndërlidhjet

Kuvendi diskuton privatizimin, BSPK proteston


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës pritet të debatojë sot për privatizimin e ndërmarrjeve publike, përfshirë këtu Postë-Telekomin e Kosovës dhe Korporatën Energjetike, si dhe likuidimin e Trepçës.

Me iniciativë të Lëvizjes Vetëvendosje, debati ishte paraparë për të hënën e kaluar, por për shkak të, siç është thënë, mungesës së ministrave të kabinetit qeveritar, ai është shtyrë për sot.

Në anën tjetër, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar për sot protesta kundër privatizimit të ndërmarrjeve në fjalë.

Përfaqësues të këtij mekanizmi kanë thënë se nuk është momenti i duhur për privatizim dhe se një proces i tillë mund ta rëndojë edhe më shumë situatën ekonomike në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, gjatë këtij viti pritet të shpallet kompania fituese për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.

Distribucioni i KEK-ut është shitur në qershor, ndërsa muajin e ardhshëm pritet të nënshkruhet kontrata me konsorciumin fitues “Limak&Çalik”.

Ende nuk ka asnjë vendim për privatizimin apo për likuidimin e kombinatit “Trepça”.
XS
SM
MD
LG