Ndërlidhjet

KS apelon kundër keqpërdorimit të fëmijëve në konflikte


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbështetur emërtimin e qeverive dhe të grupeve të armatosura që rekrutojnë, vrasin ose sulmojnë seksualisht fëmijët në konflikte të armatosura.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje për raporte të vazhdueshme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të cilat identifikojnë vendet dhe grupet që viktimizojnë të rinjtë.

Rezoluta po ashtu u bën thirrje vendeve anëtare që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e shkeljeve të tilla.

Kina, Rusia, Pakistani dhe Azerbajxhani kanë abstenuar nga votimi, duke thënë se çështja tejkalon qëllimin e mandatit të Këshillit të Sigurimit.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për fëmijët dhe konfliktet e armatosura ka vënë në pah se fëmijët në Pakistan janë përdorur nga grupet e armatosura – aleate të ekstremistëve islamikë – për të kryer sulme vetëvrasëse.
XS
SM
MD
LG