Ndërlidhjet

Obama dhe Karzai diskutojnë “sulmet e brendshme”


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka mbajtur një video konferencë me homologun afgan, Hamid Karzai.

Biseda është fokusuar pjesërisht në “përpjekjet për të frenuar sulmet e brendshme ndërmjet koalicionit të SHBA-së dhe forcave afgane”.

Këtë vit, së paku 51 trupa të huaja kanë humbur jetën nga sulmet e tilla, në të cilat forcat lokale kthejnë armët kundër mentorëve perëndimorë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Obamës, Xhej Karni, ka hedhur poshtë thirrjen e tre senatorëve amerikanë – Xhon Mekejn, Llindsi Graham dhe Xho Liberman – për një “pauzë strategjike”, për të vlerësuar ndikimin e vrasjeve.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Karzai kanë diskutuar po ashtu nevojën për përmbajtje nga trazirat, që ka shkaktuar filmi anti-islamik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG