Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi në Bengazi ka qenë “terrorist”


Pasojat e sulmit në Bengazi

Pasojat e sulmit në Bengazi

Një zyrtar i lartë i kundër-terrorizmit në Shtetet e Bashkuara ka thënë se sulmi i 11 shtatorit në Konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ka qenë “sulm terrorist”, por që nuk ka shumë gjasa të jetë planifikuar më herët.

Duke folur para anëtarëve të Kongresit, drejtori i Qendrës Kombëtare për Anti-terrorizëm, Methju Ollsen, ka thënë se incidenti ka qenë një sulm që është evoluar dhe përshkallëzuar për disa orë.

Ollsen ka thënë se ka indikacione se disa nga sulmuesit kanë lidhje me Al Kaidën.

“Një numër i elementeve të ndryshme duket se kanë marrë pjesë në sulm, përfshirë individë të lidhur me grupet militante, që janë të përhapura në Libinë lindore, sidomos në zonën e Bengazit. Ne po shohim edhe për indikacionet, sipas të cilave, individë të përfshirë në sulm, mund të kenë lidhje me Al Kaidën apo degët e Al Kaidës”, ka thënë Ollsen.

Zyrtarët libianë kanë thënë më herët se besojnë se sulmuesit kanë përdorur demonstratën kundër filmit anti-islamik “Pafajësia e Myslimanëve” për të kryer një sulm të planifikuar ndaj konsullatës.

Ambasadori i SHBA-së, Kris Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë janë vrarë në incident.
XS
SM
MD
LG