Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi izraelit vret dy palestinezë


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm izraelit ka vrarë dy njerëz dhe ka plagosur një tjetër në Rripin e Gazës.

Sulmi ka goditur një makinë në qytetin Rafah të territorit që kontrollohet nga Hamasi.

Ushtria izraelite ka thënë se ka pasur në shënjestër “operativat terroriste”, të përfshira në kontrabandën e eksplozivëve nga Egjipti në Rripin e Gazës.

Hamasi ka thënë se dy të vrarët po kryenin misionin rutinor të monitorimit dhe sigurimit të kufirit jugor ndërmjet Gazës dhe Egjiptit.

Grupi militant islamik, Hamasi, ka marrë nën kontroll Rripin e Gazës prej vitit 2007.
XS
SM
MD
LG