Ndërlidhjet

LDK nuk ndryshon qëndrim për bisedimet


LDK
LDK
Lidhja Demorkatike e Kosovës ka reaguar ndaj njoftimeve të fundit se kjo parti ka ndryshuar qëndrim në raport me bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një komunikatë për opinion, LDK-ja ka ripërsëritur qëndrimin se veriu është çështje e brendshme e Kosovës dhe se për të nuk duhet të bisedohet me Serbinë.

“LDK-ja nuk do të japë konsensus dhe nuk do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

Ndryshimi i qëndrimit është përmendur pas një komunikate të ditës së mërkurë të kësaj partie opozitare, në të cilën njoftohej për një nga temat që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka diskutuar me zyrtarët britanikë gjatë një vizite në Londër.

“Kryetari Mustafa tha se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe që të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit”, thuhej në komunikatën e LDK-së, e cila ngriti diskutimet për, siç thuhej, ndryshim qëndrimi.
XS
SM
MD
LG