Ndërlidhjet

logo-print

Aktorja e filmit anti-islamik padit regjisorin


Bengazi, Libi

Bengazi, Libi

Një aktore amerikane, e cila luan në filmin që konsiderohet fyes për Islamin, ka paditur regjisorin e dyshuar të tij.

Padia është ngritur në një Gjykatë të Llos Angjellesit nga Sindi Lli Garcia, nën akuzat për mashtrim, shpifje dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve emocionale.

Garcia ka akuzuar Nakoula Basillej Nakoulan, aktualisht në arrati, për përfshirjen e saj në një “film të urryer”, për të cilin ajo “ka besuar se është një film aventurist”.

Garcia po ashtu do të kërkojë nga gjykatësi të urdhërojë largimin e filmit nga YouTube-i, duke thënë se ka marrë kërcënime me vdekje prejse fragmente të filmit janë shfaqur në faqen e internetit.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane.

Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Kristofer Stivens, janë vrarë nga një sulm në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë.

Rreth 30 protestues thuhet të kenë humbur jetën në trazirat anti-amerikane.
XS
SM
MD
LG