Ndërlidhjet

Akulli në Arktik drejt shkrirjes


Ilustrim
Ilustrim
Shkencëtarët thonë se akulli në Oqeanin Arktik është shkrirë këtë vit në nivelin më të ulët, prejse satelitët kanë nisur regjistrimet në vitin 1979.

Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Borë dhe Akull ka thënë se akulli në Polin e Veriut këtë të diel është llogaritur në 3.42 milionë kilometra katrorë, krahasuar me shtatorin e vitit 2007 kur ishte 4.17 milionë kilometra katrorë.

Sipas burimit të njëjtë, akulli ka treguar trend të shkrirjes gjatë 30 vjetëve të fundit.

Qendra me seli në Kollorado ka thënë se ndryshimet klimatike mund ta tkurrin edhe më tej shkallën.
XS
SM
MD
LG