Ndërlidhjet

Çmimi Lenon-Ono i ndahet “Pussy Riot”-it


Pjesëtaret e Pussy Riot-it
Pjesëtaret e Pussy Riot-it
Joko Ono, artistja dhe e veja e Xhon Lenonint – muzikantit të grupit legjendar “The Beatles” – do t’i ndajë të premten grupit rus “Pussy Riot” një çmim për paqe.

Ono do t’i dorëzojë “Grantin e Paqes Lenon-Ono” Piotor Verzilovit, bashkëshortit të njërës anëtare të burgosur të grupit, Nadia Tolokonikova.

Tri pjesëtare të grupit “Pussy Riot” janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie, për shkak të një performcance të tyre në një katedrale të Moskës, kundër sundimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të bëhet në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG