Ndërlidhjet

Nesër, rezultatet përfundimtare të regjistrimit


Kosovo Map Redesign

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, më 2011, do të publikohen të premten në konferencën ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”.

Konferenca organizohet nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përveç prezantimit të raportit të plotë dhe të detajuar për regjistrimin, mësohet se në konferencë do të flasin zyrtarë të lartë të Eurostat-it, të Divizionit për Statistika të Kombeve të Bashkuara, pastaj zyrtarë të Kosovës dhe të Zyrës së BE-së.
XS
SM
MD
LG