Ndërlidhjet

Kinë: Paneta ngre çështjen e krimeve kibernetike


Leon Paneta në Pekin.

Leon Paneta në Pekin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, përfundon sot vizitën treditore në Kinë. Gjatë bisedimeve të tij me autoritetet kineze, Paneta ka ngritur çështjen e ndërhyrjeve kompjuterike kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe firmave amerikane.

Ai ka biseduar rreth kësaj çështjeje gjatë takimit me Ksi Jinpingun, i cili pritet të jetë udhëheqës i ardhshëm i Kinës.

Paneta u ka thënë gazetarëve se ai beson se Kina “do që të angazhohet në dialog rreth kërcënimeve kibernetike”.

Paneta, të enjten, ka vizituar një bazë detare kineze dhe dy luftanije.

Njëra nga to – Yantai – së fundmi ka marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta kundër piraterisë me anijet e Shteteve të Bashkuara në Gjirin Aden.

Paneta lë Kinën për të vazhduar në Zelandën e Re.
XS
SM
MD
LG