Ndërlidhjet

Në Siri rrëzohet një helikopter ushtarak


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se një helikopter ushtarak është rrëzuar në qytetin Douma, në lindje të Damaskut.

Raporti nuk ka dhënë detaje për shkakun e rrëzimit, por aktivistët kanë thënë se ai është qëlluar nga forcat që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Nuk ka raporte për viktima.

Rreth 23,000 njerëz janë vrarë në revoltën anti-Asad, që nga fillimi i saj në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG