Ndërlidhjet

Protesta anti-perëndimore në Kabul, Teheran...


Kabul, 20 shtator 2012.
Kabul, 20 shtator 2012.
Qindra afganë kanë protestuar në Kabul kundër karikaturave të Profetit Muhamed, të publikuara në Francë.

Rreth 300 njerëz kanë brohoritur “vdekje Francës” dhe “vdekje Amerikës” për filmin që tall Profetin, të prodhuar në SHBA.

Në Teheran, dhejtëra studentë dhe klerikë kanë protestuar jashtë Ambasadës së Francës, duke djegur flamuj francezë dhe amerikanë.

Policia në Islamabad ka shpërndarë me shkopinj gome protestuesit, që bënin përpjekje të arrijnë te kompleksi i ambasadave të SHBA-së, Britanisë dhe Francës.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” përshkruan Muhamedin si “gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave”.

Islami ndalon çdo përshkrim fizik të Profetit.
XS
SM
MD
LG