Ndërlidhjet

Në Pragë mbahet gjykimi i parë për terrorizëm


Ilsutrim
Ilsutrim
Tre shtetas rusë dhe një moldav kanë dalë të enjten para gjykatës në Pragë, për shkak të lidhjeve të dyshuara me një organizatë radikale islamike, si dhe për falsifikim dokumentesh.

Një tjetër qytetar i Dagestanit dhe dy të Bullgarisë kanë qenë po ashtu në sallën e gjyqit, nën akuzat për falsifikim të dokumenteve dhe shpërndarje të paligjshme të dokumenteve të identifikimit.

Të pandehurit kanë mohuar çdo lidhje me organizatën Jamaat Shariat, e cila thuhet se ka qenë e përfshirë në një numër sulmesh terroriste në Republikën Ruse të Dagestanit dhe në Moskë.

Të shtatit janë arrestuar vitin e kaluar.

Gjykimi për terrorizëm dhe ekstremizëm islamik është i pari i tillë në Republikën Çeke.
XS
SM
MD
LG