Ndërlidhjet

Nart Gërdovci është një fëmijë 8 vjeç. Ndjek klasën e katërt në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë.

Në dukje të parë, duket si çdo fëmijë tjetër, por në fakt nuk është kështu.

Ai ka një shkallë të lartë inteligjence, prej 130 – 145, shkallë jashtëzakonisht e rrallë e asaj që njihet si IQ.

Lexon nga tre deri në katër libra përnjëherë dhe ka telashe me zonjën që punon në bibliotekë, ku Narti furnizohet me libra. I lexon shumë shpejt dhe kthehet brenda ditës për të kërkuar të tjerë.

Ka pasion egjiptologjinë, astronominë, gjeografinë, matematikën…

Mësuesja thotë se Narti në klasën e parë ka qenë në nivelin e një nxënësi të klasës së shtatë. Shtatë-imët dhe me kaçurrela, Narti u pajtua të kalojë një ditë me redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

* Radio Evropa e Lirë ka filluar me një projekt të ri “IQ” - promovimin e fëmijëve të jashtëzakonshëm në Kosovë. Ky projekt multimedial për synim ka trasimin e një rruge institucionale për mendjet e ndritura të shoqërisë kosovare.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG