Ndërlidhjet

Hetime gjyqësore për helmimin e Litvinenkos


Marina - e veja e Litvinenkos.
Marina - e veja e Litvinenkos.
Gjykatësi britanik, Robert Ouen, ka urdhëruar nisjen e hetimeve gjyqësore për helmimin vdekjeprurës të ish-zyrtarit rus të sugurisë, Aleksander Litvinenko.

Hetimi gjyqësor është kërkuar nga e veja e Litvinenkos, Marina, dhe do të nisë në fillim të vitit 2013.

Policia britanike ka indetifikuar Andrei Lugovoin, ish-agjent rus i sigurisë, si të dyshuar për vrasjen.

Rusia ka refuzuar të ekstradojë Lugovoin në Britani.

Litvinenko, shtetas britanik dhe ish-kritik i Kremlinit, ka vdekur më 23 nëntor të vitit 2006, rreth tre javë pasi ka pirë një çaj me polonium radioaktiv në një hotel të Londrës.
XS
SM
MD
LG