Ndërlidhjet

Helikopteri sirian godet aeroplanin e pasagjerëve


Siri - pamje arkivi
Siri - pamje arkivi
Ministria për Informim e Sirisë ka thënë se një helikopter ushtarak, i cili është rrëzuar pranë Damaskut, ka goditur bishtin e një aeroplani pasagjerësh me 200 njerëz në bord.

Në deklaratën e ministrisë, të cilën e kanë siguruar mediat shtetërore, thuhet se aeroplani ka ateruar në Damask dhe asnjëri nga pasagjerët nuk është lënduar.

Televizioni shtetëror i Sirisë më herët ka raportuar për rrëzimin e një helikopteri në qytetin Douma, por nuk ka dhënë detaje për shkaqet.

Së fundmi, në këtë qytet ka pasur përleshje të rënda ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Aktivistët kanë thënë se helikopteri ushtarak është rrëzuar nga rebelët.

Rreth 23,000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i revoltës anti-Asad, 19 muaj më parë.
XS
SM
MD
LG