Ndërlidhjet

Moska: USAID-i të mos befasohet me dëbimin


Logo e USAID-it

Logo e USAID-it

Rusia ka thënë se dëbimi i Agjencisë për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara (USAID) nuk duhet të jetë befasi për Uashingtonin.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Aleksander Lukasheviç, ka thënë se Moskës i vjen keq që vendimi ka shkaktuar skandal, porse "Shtetet e Bashkuara kanë qenë të informuara me kohë për të".

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar USAID-in për ndërhyrje në politikën e brendshme të Moskës.

Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se vendimi i shtetit rus është për keqardhje.

USAID-i është urdhëruar të ndërpresë operacionet në Moskë më 1 tetor.
XS
SM
MD
LG