Ndërlidhjet

Gjermania thërret në konsultime ambasadorin bjellorus


Minsk
Minsk
Gjermania ka thirrur për konsultime ambasadorin e Bjellorusisë, pasi kjo e fundit u ka refuzuar vizat vëzhguesve evropianë të zgjedhjeve.

Zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi do të mbahen këtë të diel.

Ministria e Jashtme gjermane i ka thënë ambasadorit Andrei Giro se refuzimi i vizave, ashtu si edhe kufizimet e shtypit në prag të zgjedhjeve, dërgojnë “sinjale negative”.

Të mërkurën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka njoftuar se dy përfaqësuesve të saj – anëtarë nga Gjermania dhe Lituania të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës – u është ndaluar hyrja në Bjellorusi, në cilësinë e monitoruesve.

Zgjedhjet e 23 shtatorit në Bjellorusi pritet t’i lënë shumicën në Parlament presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko.

Dy partitë kryesore opozitare kanë njoftuar se do të bojkotojnë procesin zgjedhor.
XS
SM
MD
LG