Ndërlidhjet

Siri: Nga eksplodimi – shumë të vrarë e të plagosur


Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Alepo të Sirisë
Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Alepo të Sirisë
Raportohet se shumë njerëz janë vrarë dhe plagosur nga një eksplodim në një pompë benzine në provincën veriore siriane, Raqa.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, i citon aktivistët që kanë thënë se eksplodimi i sotëm në fshatin Ein Isa mendohet se ishte shkaktuar nga sulmi ajror qeveritar.

Aktivisitët kanë thënë se së paku 110 vetë ishin vrarë ose plagosur nga ky shpërthim.

Fshati Ein Isa është afro 40 kilometra larg kufirit të Sirisë me Turqinë dhe është territor ku aktualisht ka pasur luftime të ashpra ndërmjet forcave të regjimit dhe kryengritësve.

Pas një lufte gjatë natës, dje herët në mëngjes, kryengritësit e kanë marrë kontrollin në vendkalimin kufitar me Turqinë në qytetin Tal Abjad në provicnën Raqa.

Nuk ka detaje të tjera lidhur me eksplodimin e sotëm.
XS
SM
MD
LG