Ndërlidhjet

Serbi: Dejan Paviçeviq – shef i ekipit negociator


Pamje e Beogradit

Pamje e Beogradit

Qeveria e Serbisë ka njoftuar sot se shef i ri i ekipit negociator për bisedime me Kosovën është emëruar Dejan Paviçeviq.

Ky person 33 vjeçar, pak i njohur për opinion, do ta zëvendësoj Borisllav Stefanoviqin, i cili ishte shef i ekipit negociator të Serbisë, në bisedime, që filluan në mars të vitit të kaluar.

Raportohet se Paviçeviq kishte marrë pjesë në bisedime në nivelin teknik dhe administrativ.

Ai deklaroi se “prioritet i tij do të jetë implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arrritura” ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Duke u shprehur për bisedimet e ardhshme ndërmjet dy palëve, ai ka theksuar se “as brenda Bashkimit Evropian nuk ka fotografi të saktë për vazhdimin e dialogut” dhe shtoi se situata do të jetë më e qartë pas takimit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, “që është paralajmëruar gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork”.

Paviçeviq i ka hedhur poshtë kritikat e Kosovës se Serbia nuk po i implementon marrëveshjet, duke thënë se “pjesa e madhe e implementimit është kryer ose është në fazën përfundimtare”.
XS
SM
MD
LG