Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Konfirmohet aktakuza kundër Nazmi Mustafit


Një gjykatës i EULEX-it e konfirmoi aktakuzën kundër ish prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ish kreut të Taskforcës Anti-Korrupsion brenda Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi, dhe tre të akuzuarve të tjerë: Reshad Zherka, Xhelal Zherka dhe Mirela Ndoci, ka njoftuar misioni EULEX.

Në aktakuzë Nazmi Mustafi akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe posedim pa leje i armës. Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka akuzohen për veprat penale të ushtrimit të ndikimit, nxitje të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje apo asgjësim të shkresave zyrtare dhe mashtrim të blerësve. Mirela Ndoci akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës në abuzimin e pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykatësi i EULEX-it i procedurës së konfirmimit i shpalli të gjitha provat e paraqitura në këtë rast si të pranueshme dhe e konfirmoi aktakuzën në tërësi për të gjitha veprat penale kundër të gjithë të pandehurve.

Rasti ndiqet penalisht nga një prokuror i EULEX-it i qarkut të Pejës.
XS
SM
MD
LG