Ndërlidhjet

Maqedoni: Një person vdiq nga virusi NP


Mushkonja, që e shkakton virusin NP, në gishtin e njeriuit

Mushkonja, që e shkakton virusin NP, në gishtin e njeriuit

Një person i infektuar nga virusi Nili Perëndimor (NP) në Maqedoni ka vdekur, ndërsa dy persona të tjerë po trajtohen në një spital në Shkup, ka njoftuar sot ministria e shëndetësisë e Maqedonisë.

Ky ishte rasti i parë i vdekjes nga ky virus në Maqedoni.

“Personi 53 vjeçar vdiq nga encefaliti i shkaktuar nga virusi Nili Perëndimor dhe dy njerëz të tjerë janë pranuar në spital në Shkup”, tha mëtutje ministria nëpërmjet një deklarate për media, dhe ka shtuar se
dy personat e shtrirë në spital, një fëmijë 7 vjeçar dhe një person tjetër 66 vjeçar, po shërohen.

Nga sëmudnaje e shkaktuar nga virusi Nili Perëndimor në Serbi kanë humbur jetën tre vetë, ndërsa në Kosovë një.
XS
SM
MD
LG