Ndërlidhjet

Afganistan: Pjesëtarja britanike lindi djalë në bazën ushtarake


Ushtarët e NATO-s dhe ata afganë në Kampin Bastion në provincën Helmand

Ushtarët e NATO-s dhe ata afganë në Kampin Bastion në provincën Helmand

Një ushtare britanike ka lindur sot një djalë në bazën ushtarake në Afganistan.

Ushtarja me prejardhje nga Fixhi ka shërbyer në një njësi artilerike dhe lindja u krye në Kampin Bastion në provincën Helmand.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se nëna dhe foshnja e posalindur janë “në gjendje stabile”.

Ministria tha se nuk ishte në dijeni se ushtarja ishte shtatzënë dhe se “nuk është politikë ushtarake” të lejohet që ushtaret shtatzëna të dërgohen në operacione.

Kjo ushtare kishte arritur në Afganistan në muajin mars, dhe kjo nënkupton se ajo ishte shtazënë para se të dërgohej në terren.

Mediat britanike kanë raportuar se ushtarja kishte kuptuar se ka për të lindur pas ankesave për dhimbje në bark.

Mendohet se kjo është hera e parë që një pjesëtare e ushtrisë britanike ka lindur në zonën e luftës.
XS
SM
MD
LG