Ndërlidhjet

SHBA: Pakënaqësi me Azerbajxhanin dhe Hungarinë


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit Filip Gordon

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit Filip Gordon

Zyrtarët amerikanë thonë se ata “nuk janë të kënaqur” me shpjegimet nga Azerbajxhani dhe Hungaria, lidhur me lirimin e oficerit nga Azerbajxhani, i cili në mënyrë brutale e vrau ushtarin armen në një seminar të NATO-s në Hungari, para tetë vitesh.

Filip Gordon, zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, i tha Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni vazhdon të shprehë “ankth dhe pakënaqësi” ndaj Hungarisë, për vendimin e saj që ta liroj ushtarin Ramil Safarov.

Ai tha se Uashingtoni, poashtu, është i pakënaqur edhe me qeverinë e Azerbajxhanit, e cila e amnistoi Safarovin pasi ai arriti në Baku.

Zoti Gordon këtë rast e cilësoi si “provokim real në rajon”.
XS
SM
MD
LG