Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Janë tërhequr trupat shtesë nga Afganistani


Pamje nga një kamp ushtarak në provincën Baglan në Afganistan

Pamje nga një kamp ushtarak në provincën Baglan në Afganistan

Zyrtarë amerikanë thonë se 33 mijë ushtarët e fundit shtesë, që ishin dërguar në Afganistan, me urdhër të presidentit Barak Obama, para gati tri vitesh, janë tërhequr nga ky vend.

Në një kumtesë, sekretari amerikan i shtetit, Leon Paneta, tha se “shtimi” e kishte arritur qëllimin e vet për thyerjen e momentit të talibanëve dhe në mënyrë “dramatike” e ka rritur madhësinë dhe kapacitetin e forcave të sigurisë së Afganistanit.

Pas kësaj tërheqjeje, tash në Afganistan mbeten 68 mijë ushtarë amerikanë, së bashku me afro 40 mijë pjesëtarë të forcave të partnerëve në NATO.

Kthimi i forcave amerikane në nivelin e para tri vitesh, kur ishte urdhëruar “shtimi” u bë në periudhën kur tranzicioni te forcat afgane po ballafaqohet me të ashtuquajturat “sulme të brendshme” të pjesëtarëve të forcave afgane, që po i kthejnë armët kundër trupave perëndimore.

Sipas planit, afganët do të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre, aty kah fundi i vitit 2014.
XS
SM
MD
LG