Ndërlidhjet

Pakistan: Televizioni paraqet spote kundër filmit


Pamje nga protestat e myslimanëve në Pakistan

Pamje nga protestat e myslimanëve në Pakistan

Kanalet televizive në Pakistan po transmetojnë spote në të cilat shihen presidenti amerikan, Barak Obama, dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, duke e dënuar filmin, për të cilin thuhet se e ofendon Profetin Muhamed.

Departamenti amerikan i shtetit thotë se Ambasada amerikane në Islamabad i ka përgatitur spotet 30 sekondëshe, ku Obama dhe Klinton e hedhin poshtë përmbajtjen e filmit të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Në këto deklarime synohet të theksohet mesazhi se filmi nuk është bërë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe se nuk ekzisiton kurrfarë arsyetimi për dhunë.

Nga ana tjetër, të enjten në kryeqytetin Islamabad mijëra protestues të zemëruar me projektin filmik të buxhetit të ulët, janë përleshur me policinë, afër zonës diplomatike. Me këtë rast ishin krijuar skena kaotike nga të cilat një numër i njerëzve janë plagosur.
XS
SM
MD
LG