Ndërlidhjet

Çeki: Nga helmimi me alkool – 23 të vdekur


Pamje e Pragës
Pamje e Pragës
Qeveria e Çekisë e ka ndaluar eskportin e pijeve me më tepër se 20% alkool, të prodhuara në këtë vend, për në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, pasi në Çeki së paku 23 vetë kanë vdekur nga helmimi me metilalkool.

Ministri i shëndetësisë, Leosh Heger, këtë ndalesë e ka shpallur mbrëmë vonë.

Qeveria çeke, javën e kaluar, për të parën herë në histori e ndaloi shitjen e pijeve alkoolike.

Kryeministri Petër Neças, tha se shpreson se qeveria do ta tërheq këtë ndalesë, në momentin kur të bëhen fuqiplote ligjet e reja, që kërkojnë që të gjitha pijet alkoolike ta kenë shenjën e prejardhjes, të përmbajtjes dhe të shpërndarjes.

Tashmë, Polonia dhe Sllovakia e kanë ndaluar shitjen e pijeve alkoolike nga Çekia.
XS
SM
MD
LG