Ndërlidhjet

Australi, Japoni: Rreshta të gjatë për blerjen e iPhone-it


Raportohet se kompania Apple e ka filluar shitjen e verzionit më të ri të telefonave të vet të tipit iPhone.

Blerësit në Australi dhe Japoni, sot herët në mëngjes, kanë formuar reshta të gjatë afër shitores Apple, ndërsa klientët në Hong-Kong dhe në Singapor, janë regjistruar në Internet për ta marrë telefonin iPhone 5, në kohën e caktuar.

Shitja e telefonit iPhone 5, që është më i hollë dhe më i shpejtë se verzionet e tjera, sot do të filloj të shitet edhe në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada, Francë dhe Gjermani.

Pas një jave do të filloj shitja në 22 shtete të tjera.

Analistët e tregut parashohin që kompania Apple do t’i shesë së se 10 milionë telefona të rinj iPhone, deri në fund të muajit shtator.
XS
SM
MD
LG