Ndërlidhjet

SHBA: Tërhiqet ndalesa për anijet e Zelandës së Re


Pamje e një luftanijeje amerikane
Pamje e një luftanijeje amerikane
Pas ndalesës 25 vjeçare, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë t’i lejojnë anijet e marinës së Zelandës së Re, që t’i vizitojnë portet ose bazat amerikane në mbarë botën. Kjo ndalesë ishte në fuqi prej viteve të 80-ta.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Oklend, sekretari i jashtëm amerikan, Leon Paneta, tha se “ndryshimi politik” do të lejoj që ushtritë e të dy vendeve më lehtë “të angazhohen në çështje të sigurisë dhe për të mbajtur angazhime bashkëpunuese”.

Ministri i mbrojtjes i Zelandës së Re, Xhonatan Kolemen, në konferencën për shtyp, tha se vendi i tij do ta vazhdoj ndalesën e luftanijeve me koka bërthamore.

Prej se Zelanda e Re i kishte ndaluar armët atomike në territorin e saj, në vitin 1985, luftanijet amerikane nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë portet e këtij vendi.

Shtetet e Bashkuara e kishin suspenduar marrëveshjen për mbrojtje me Zelandën e Re në vitin 1986.
XS
SM
MD
LG