Ndërlidhjet

VV: Një Serbi e trashëgimisë së Millosheviqit


Ilustrim

Ilustrim

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar sot nëpërmjet një komunikate për shtyp ndaj dënimit të 11 shqiptarëve nga Gjykata e Lartë e Serbisë me 116 vjet heqje lirie.

“I gjithë ky persekutim i organizuar shtetëror serb po zhvillohet në sfondin e përpjekjeve të vazhdueshme të krerëve vendës të Republikës së Kosovës për t’i takuar përfaqësuesit e Serbisë drejt rifillimit të negociatave, në të cilat pritet që temë e re të jetë edhe një pjesë e territorit të vendit tonë (veriu i Kosovës)”, thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.

Ky subjekt poklitik e cilëson si të papranueshme “heshtjen e Tiranës dhe Prishtinës përballë këtij persekutimi shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës”.

“Serbia na qenka faktori që duhet të llastohet e të mos qortohet. Ndërkohë që shqiptarët janë ata që u dashka të bëjnë koncesione të vazhdueshme me territorin dhe me të drejtat e tyre”, vlerëson VV, duke bërë thirrje faktorit shqiptarë të kundërshtojë "Serbinë e trashëgimisë së Millosheviqit".

Njësia për krime të luftës e Gjykatës së Lartë në Beograd, i ka dënuar të mërkurën 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me nga 10, deri në 15 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG