Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: 6 persona dënohen për kontrabandim emigrantësh


Kosovo - logo of EULEX (EU mission in Kosovo), undated

Kosovo - logo of EULEX (EU mission in Kosovo), undated

Gjashtë persona nga rajoni i Pejës janë dënuar për kontrabandim emigrantësh nga një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prizren.

Tre të akuzuar të tjerë janë liruar nga akuzat, njofton misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

“Armend Bezera, Besim Idrizaj, Nysret Alijaj, Hasan Bobi u dënuan me nga një vit burgim, Tahir Berisha u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, Naser Idrizaj u dënua me tre vjet e gjysmë burgim”, thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Hetimet janë bërë në bazë të informacioneve të marra nëpërmjet bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Shqipërinë.

Hetimet kanë filluar në gusht, 2010, kundër dy të akuzuarve, ndërsa në bazë të përgjimit të bisedave telefonike janë identifikuar dëshmitarët dhe bashkë-kryerësit.

Të gjithë të akuzuarit janë arrestuar në maj, 2011.
XS
SM
MD
LG