Ndërlidhjet

logo-print

Kirby: Hapa të vështirë të Serbisë në dialogun me Kosovën


Ambasadori amerikan në Serbi Majkël Kirby

Ambasadori amerikan në Serbi Majkël Kirby

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Majkël Kirby, ka vlerësuar sot se Serbia duhet të bëjë hapa të vështirë në dialogun me Kosovën, por ka shprehur optimizëm se kjo do të ndodhë dhe do të arrihet qëllimi i përbashkët.

Duke folur në një forum për siguri në Beograd, ambasadori Kirby ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ofron shumë të mira dhe ka shfaqur shpresën se këto përfitime një ditë do t’i ketë edhe Serbia.

Ai mëtutje ka vlerësuar se në rajon ekziston përkushtim për bashkëpunim reciprok dhe ka porositur se kjo është diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin në mënyrë të fuqishme.
XS
SM
MD
LG