Ndërlidhjet

Pakistan: Një i vrarë në protestat kundër filmit dhe karikaturave


Protestuesit në Peshavar i kanë djegur dy salla të kinemasë

Protestuesit në Peshavar i kanë djegur dy salla të kinemasë

Së paku një person është konfirmuar se është vrarë në protestat në Pakistan lidhur me filmin e prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe karikaturat e botuara nga një revistë franceze, që konsiderohet se e fyejnë Profetin Muhamed.

Policia në qytetin Peshavar ka shtënë në një grup të protestuesve, duke e plagosur rëndë një shofer nga rrjeti televiziv i Pakistanit.

Ky person më vonë vdiq në spital.

Së paku 15 vetë, përfshirë edhe tre policë, janë plagosur në përleshje.

Demonstruesit në Peshavar u kanë vënë zjarrin dy sallave të kinemave dhe Odës Komerciale.

Në qytetin tjetër, Ravalpindi, janë gjuajtur me gurë makinat e policisë dhe ka pasur zjarr në një shesh.
XS
SM
MD
LG