Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Zbulohet një sasi e armëve dhe e municionit


Në Degën doganore Vërmicë, në kuadër të bashkëpunimit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), oficerët doganorë dhe ata të policisë së Kosovës, kanë zbuluar një sasi të armëve dhe municionit.

Ky armatim, përfshirë 11 armë me gaz të kalibrave të ndryshëm, 5 pushkë ajrore, më se 6 mijë copë municion të kalibrave të ndryshëm, është zbuluar në një xhip me targë të Tiranës, në të cilin udhëtonin dy shtetas nga Shqipëria, njofton zëdhënësi i Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Lamir Thaçi, nëpërmjet një kumtese për media.

Sasia e armëve i është dorëzuar policisë së Kosovës, ndërsa personat e invovluar në këtë rast do t’i nënshtrohen procedurës së mëtejshme të zbulimit me mallra të ndaluara.
XS
SM
MD
LG