Ndërlidhjet

Opozitarët kërkojnë bojkotimin e zgjedhjeve në Bjellorusi


Minsk
Minsk
Gjashtë parti opozitare në Bjellorusi u kanë bërë thirrje votuesve të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në një konferencë të përbashkët për media në Minsk, gjashtë udhëheqësit e tyre kanë thënë se “nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta, derisa kundërshtarët e presidentit Aleksander Lukashenko mbeten në burg”.

Sipas tyre, bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte votë e mosbesimit për regjimin e Lukashenkos.

Zgjedhjet e së dielës pritet të lënë shumicën parlamentare në druart e Lukashenkos, i cili sundon Bjelorusinë nga viti 1994.
XS
SM
MD
LG