Ndërlidhjet

Nikolliq: Serbia e angazhuar drejt BE-së


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vendi i tij është i angazhuar plotësisht në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ashtu si edhe në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën.

Nikolliq i ka bërë këto komente gjatë takimit në Beograd me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

Ky i fundit ka thënë se pret nga Qeveria e re e Serbisë që të dalë me “strategji konkrete dhe me plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

Lajçak ka thënë se është i kënaqur që Serbia është e vendosur në zbatimin e reformave në rrugën drejt BE-së dhe ka porositur se në këtë drejtim do të ketë përkrahje.
XS
SM
MD
LG