Ndërlidhjet

Vuçiq: Kushti i parë - Kosova


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, ka shfaqur shpresën se vendi i tij do të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian kah mesi i vitit 2013.

Zyrari serb, në një takim me gazetarët në Beograd, ka pranuar se Kosova është kushti i parë për aspiratat evropiane të Serbisë.

“Nëse më pyesni se cili do të jetë kushti kryesor për datën e fillimit të negociatave – do të jetë ajo që për ta ka më shumë rëndësi – Kosova, dhe mënyra se si do t’i zgjidhim problemet, sidomos në veri të Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Ditë më parë, zyrtarë gjermanë kanë kërkuar nga Serbia që të lidhë kontratë me Kosovën për vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Vuçiq ka thënë se kushte të tjera për Serbinë janë edhe “çështja e terrorizmit ndërkufitar dhe Islami radikal”, ashtu si edhe goditja e korrupsionit.

“Nuk do të na lejojnë as t’i afrohemi BE-së pa krijimin e sistemeve dhe mekanizmave për luftë të ashpër kundër korrupsionit”, ka thënë Vuçiq.
XS
SM
MD
LG