Ndërlidhjet

OKB dënon dhunën në burgjet e Gjeorgjisë


Burg në Tbilisi
Burg në Tbilisi
Komisionari për të Drejta të Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka dënuar torturën dhe keqtrajtimin e të burgosurve në një burg dhe në një qendër paraburgimi për të mitur në Gjeorgji.

Abuzimet janë dokumentuar në katër video, të cilat janë transmetuar këtë javë në një televizion privat të Gjeorgjisë.

Mbikëqyrësi i të drejtave humane i OKB-së i ka bërë thirrje Qeverisë në Tbilisi të sigurojë se “të gjitha akuzat, jo vetëm ato që janë ekspozuar në video, por edhe të tjerat, hetohen menjëherë, në mënyrë të paanshme dhe efektive”.

Ai po ashtu ka kujtuar se marrëveshjet ndërkombëtare, të nënshkruara nga Tbilisi, lejojnë inspektimet e paparalajmëruara të burgjeve dhe të qendrave të paraburgimit në këtë vend nga monitorues ndërkombëtarë dhe monitorues të pavarur të Gjeorgjisë.

Ministrja për drejtësi dhe burgje e Gjeorgjisë, Khatuna Kalmakhelidze, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të videove.
XS
SM
MD
LG